E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stilisti i njohur  vdes nga koronavirusi, themeloi një nga firmat më të famshme të modës në Paris
Publik News

Stilisti i njohur vdes nga koronavirusi, themeloi një nga firmat më të famshme të modës në Paris

Dyqan rrobash Kenzo në Paris

Ndahet nga jeta në një spital në Paris stilisti legjendar japonez Kenzo Takada.

Manjati i modës që kishte themeluar markën e veshjeve “Kenzo” me bazë në Paris, po trajtohej në spitalin amerikan Neuilly-sur-Seine, në kryeqytetin e Francës, por nuk mundi ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës. Ai ishte 81-vjeç.

Kenzo Takada ishte vetëm 26-vjeç kur shkoi në Paris, ku arriti të dallohet për aftësitë e tij dizajnuese. Ai ishte i pari dizajnues japonez që arriti famë mbarë botërore mes konkurrencës së fortë në kryeqytetin botëror të modës.

Në vitin 2016 ai u vlerësua me “Legjonin e Nderit” nga qeveria franceze, titulli më i lartë për njerëzit me kontribute të mëdha në një fushë të veçantë.

gf4grgdsfgg.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.