E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stiven Zhang kërkon  1.3 miliardë euro, blerësi i Interit vjen nga Arabia Saudite
Lajme

Stiven Zhang kërkon 1.3 miliardë euro, blerësi i Interit vjen nga Arabia Saudite

Stiven Zhang kërkon plot 1.3 miliardë euro për të hequr dorë nga pronësia dhe sipas medias studimi për llogaritë e klubit ka nisur prej disa javësh nga fondi i mbështetur nga Arabia Saudite (ka indikacione në rritje se është “Investcorp”), i cili e paraqiti ofertën e tij për bankën amerikane “Raine Group”, e caktuar për gjetjen e blerësve për Interin.

Nga Interi ka ardhur një mohim, por diçka duket se po lëviz rreth klubit, duke qenë se hyrja në skenë e një bashkëbiseduesi të fortë për “Suning” është konfirmuar nga shumë në qarqet financiare dhe juridike në Milano.

Nga sa duket, fondi i përbërë nga sipërmarrës sauditë (fondi “Mubadala” ose siç u nënvizua tashmë “Investcorp”, i cili është i bazuar në Bahrejn, por përfiton nga fondet që vijnë nga Arabia fqinje) është gati të kënaqë kërkesat e Zhangut duke e vlerësuar klubin duke përfshirë bonuset në 1.3 miliardë euro.

“Inter? As e konfirmojmë dhe as e mohojmë lajmin”, ka qenë përgjigja e lëshuar nga zëdhënësi i fondit, me median italiane që raporton se bisedimet janë në fazë të avancuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.