E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strasburgu i jep gjyqtarit  të shkarkuar Thanza   dëmshpërblim
Lajme

Strasburgu i jep gjyqtarit të shkarkuar Thanza dëmshpërblim

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka zbuluar shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë procesit të vetingut të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ai ka fituar një dëmshpërblim prej 3500 eurosh për kostot dhe shpenzimet e tij. Megjithatë, GJEDNJ vlerëson se vendimi për shkarkimin e tij në lidhje me vlerësimin pasuror nuk ka pasur mangësi dhe nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.

Gjatë vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se Thanza kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, fshehur dhurata nga palët që kishte gjykuar, kishte kryer deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit dhe kishte kontakte të papërshtatshme. Gjykata e Strasburgut gjeti se Thanza nuk kishte marrë mundësinë e mjaftueshme për të mbrojtur veten në lidhje me mosdeklarimin e lidhjeve të tij me krimin e organizuar, ndërsa arsyetimi i institucioneve të vetingut në lidhje me këtë çështje u vlerësua si i papërshtatshëm dhe formal.

Gjykata e Strasburgut konsideroi se nuk kishte shkelje të nenit 8 të Konventës dhe Thanza nuk arriti të tregonte se shkarkimi i tij solli pasoja të tjera negative që i penguan punësimin në një pozicion të caktuar në shërbimin civil apo kryerjen e veprimtarisë si ekspert. Në vendim theksohet se ai mund të punojë si avokat.

GJEDNJ ka trajtuar edhe të tjera çështje të depozituara nga gjyqtarë dhe prokurorë që u larguan nga detyrat për shkak të procesit të vetingut, ku shumica e tyre u rrëzuan. Në disa raste, si rasti i ish-prokurorit Besnik Cani, u gjet shkelje e Konventës në lidhje me të drejtën për t’u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj, për shkak të zgjedhjes së paligjshme të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndërkaq, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fitoi në GJEDNJ, duke gjetur vendimin për shkarkimin e saj si të paproporcionuar në lidhje me probleme të vërejtura në pasur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.