E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strasburgu kërkon rigjykim për Arben Frrokun
Lajme

Strasburgu kërkon rigjykim për Arben Frrokun

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamajt

Gjykata e Strasburgut prish vendimin ndaj Arben Frrokut, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaja!

Gjykata e të Drejtave të Njeriut vlerëson që procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, përmban shkelje të të drejtave të tij, e si i tillë ai duhet të rigjykohet të paktën nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Mbrojtja e z. Frroku, avokati Tonin Prendi ankimoi në Strasburg për disa shkelje çështjen Frroku e më datë 14 janar të këtij viti, gjykata dha verdiktin.

Vendimi unanim i Strasburgut detyron shtetin shqiptar të rihapë çështjen në këtë gjykatë, duke i dhënë Frrokut mundësinë për një shqyrtim të ri. Po në mënyrë unanime, Strasburgu ka rrëzuar kërkesën e Frrokut për dëmshpërblim 50 mijë euro dhe kompensim shpenzimesh 10 mijë euro.

I dënuari për vrasjen e komisar Dritan Lamaj u arrestua nën një identitet të rremë nga policia hollandeze, në vitin 2016, ku dhe ndodhet.

Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Biznesmeni Frroku, njëherazi ish-kryetar i një partie politike që u drejtua më pas nga i vëllai, Mark Frroku mohoi autorësinë gjatë procesit, duke përdorur si alibi udhëtimin e tij drejt Greqisë. Avokati i tij pretendoi se Frroku ndodhej në afërsi të Elbasanit, në momentin kur ndodhi vrasja.

Megjithatë, Prokuroria dha një tjetër version në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përmes një eksperimenti policor, grupi hetimor pretendoi se koha ishte e mjaftueshme për Frrokun që të kryente vrasjen dhe të mbërrinte në pikën kufitare në momentin e treguar nga kamerat.

Në anën tjetër, Prokuroria siguroi dëshminë e një personi, i cili përfitoi më pas statusin e mbrojtjes. Dëshmitari okular me emrin e koduar Arben Ndoka pohoi në Gjykatë se e kishte parë Frrokun pa maskë, në makinën prej nga u qëllua Lamaj.

Dy pretendimet u përplasën në Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga doli i fituar Arben Frroku. Ai u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015. Ai u dënua në gjykatën e apelit më 29 qershor 2015, pak ditë pasi qe larguar nga Shqipëria.

Vëllai i tij, Mark Frroku, arriti të bëhej deputet në zgjedhjet e vitit 2013, si kryetar i partisë KristianDemokrate, aleate e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste. Ai dha dorëheqjen si deputet pasi u arrestua, i kërkuar nga drejtësia belge për vrasje.

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamajt,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.