E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strazimiri: Sajen nuk e shpëtojnë dot. Italia nuk ka arsye të shtojë një ha… më shumë në burgjet e saj
Politikë

Strazimiri: Sajen nuk e shpëtojnë dot. Italia nuk ka arsye të shtojë një ha… më shumë në burgjet e saj

Edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar pas konferencës për shtyp të ish ministrit të Brendshem Saimir Tahiri ku ai prezantoi  disa dokmenta italiane që kanë lidhje me hetimin e tij.

“Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar”, shkruan deputeti demokrat në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Strazimirit:

Pse “Saje qorrin”, “anti-oligarkun” nuk e shpëton dot Arta Marku, siç nuk e shpëtoi dot Donald Lu e siç nuk e shpëtojnë dot as “letrat italiane”?
Sepse:

– Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!

– Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t’i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.

– Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!

– Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.

Dhe në fund,

– me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!

Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë “ja ku i ke, VEPRO!!!”

Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale’ më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj….
Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të … prokurisë!

Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme “të ndritur” për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën “Xhuxhi”, ” qorri”, “Gonia” e “Baballa”!!!
KAQ!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.