E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi dhunon shokun e Cllevios që kërcënoi me jetë Noizy-n dhe nxjerr pamjet: Asgjë tjetër s’ka rëndësi
Lajme

Stresi dhunon shokun e Cllevios që kërcënoi me jetë Noizy-n dhe nxjerr pamjet: Asgjë tjetër s’ka rëndësi

Kanë kaluar vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sot, pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, të njohur si BMT. Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.

Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.
“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.

1

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

Rikujtojmë se disa kohë më parë Cllevio, shoku i reperit Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Sherri mes tyre nisi pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit./Panoramaplus

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.