Stresi shpall kandidaturën dhe i futet zyrtarisht politikës
Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht si “Stresi”, ka bërë një lëvizje të papritur duke hyrë zyrtarisht në politikë. Ai ka shpallur kandidaturën për anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e shoqëruar këtë hap me një mesazh të fortë për të rinjtë.
Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Stresi e cilëson këtë vendim si një përgjegjësi që shkon përtej politikës tradicionale.
“Kandidimi im nuk është thjesht politikë – është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare”, shprehet ai.
“Ka ardhur koha që rinia të ngrihet”
Në mesazhin e tij, artisti thekson se vjen nga realiteti i përditshëm dhe nga sfidat që përballen të rinjtë, duke e parë kandidimin si një mënyrë për të çuar zërin e tyre në vendimmarrje.
“Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.”
Ai gjithashtu u bën thirrje të rinjve që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, duke e konsideruar këtë moment si një mundësi për energji të re në politikë.
Takimi në Tiranë
Stresi ka njoftuar se do të zhvillojë një takim publik me mbështetësit, i planifikuar në Pallati i Kongreseve, ku pritet të prezantojë më gjerësisht vizionin e tij politik dhe objektivat nëse zgjidhet në strukturat drejtuese të PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




