Studentët deri të premten në protestë, rikthehen fuqishëm pas festave
Protesta studentore që sot është në ditën e 15-të të saj ka marrë një tjetër drejtim nga një mbledhje e studentëve.
Studentët kanë vendosur bashkërisht nga një takim konsultues në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë, që të protestojnë deri ditën e premte të kësaj jave dhe më pas ta ndërpresin për shkak të festave.
Por, studentët janë shprehur se protestat do t’i rinisin edhe më të fuqishme në janar, kur është edhe muaji i pagesës së tarifës studimore.
Ndërkohë nesër që do të mblidhet edhe Kuvendi, studentët kanë paralajmëruar për një protestë edhe më të madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



