Studentët e bujqësorit i vënë drynin derës së fakultetit, policia u tregon prangat
Protesta e studentëve ka vijuar sërish sot. Të rinjtë me mënyrat e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe thirrjet e pedagogëve për t’u kthyer në auditorë, kane vikjura bojkotin e mësimit.
Ashtu si edhe nje dite me pare, edhe mengjesi i sotem i ka gjetur disa nga dyert e fakulteteve me zinxhire dhe dryn.
Keshtu ka ndodhur edhe tek Bujqesori ne Tirane. Por, ne momentin qe sdtudentet i kishin vene drynin deres dhe disa te tjere prisnin jashte, ka behur policia, e cila eshte perfshire ne debat me studentet qe kishin mbyllur deren.
“Si e ke emrin, karte identiteti a ke? Do te raportoj dhe do shoqerohesh, ti ke te drejte te protestosh sa te duash e ku te duash, por jo te vesh kycin deres, eshte e kundraligjshme”- degjohet te thote polici, nderkohe qe disa u pergjigjen “Jemi shume, nuk e ka bere vetem nje, e kemi bere te gjithe”.
https://www.facebook.com/FakteInteresante.HD/videos/2651278788223119/?t=0
https://www.facebook.com/FakteInteresante.HD/videos/600917557033232/?t=0
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



