Studentët e mjeksisë vijojnë protestat
Edhe sot, studentët kanë vazhduar me protestat pas vendimit të qeverisë për të mbajtur peng diplomat e tyre për tre vjet pas përfundimit të studimeve. Studentët janë kundërshtuar me forcë këtë vendim dhe kanë shprehur se nuk pranojnë të nënshkruajnë asnjë lloj kontrate në lidhje me këtë çështje.

Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.
Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



