Studentët në protestë/ Ja çfarë paralajmërojnë në 7 Janar
Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk janë pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar: Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master). Rritjen në 50% të peshës së votës studentore. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike. Ndalimin e financimit publik të universiteteve private. Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Protestojmë më FUQISHËM se kurrë për të kërkuar:
1. Përgjysmimin e tarifave në TË GJITHA nivelet e studimit (sidomos në master).
2. Rritjen në 50% të peshës së VOTËS STUDENTORE.
3. Dyfishimin e BUXHETIT TË SHTETIT për universitetet publike.
4. Ndalimin e financimit publik të UNIVERSITETEVE PRIVATE.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.
STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



