Studentët protestë, kundër ndërtimit të paligjshëm në Universitetin Bujqësor
Studentët e Universitetit Bujqësor janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të paligjshëm që ka nisur mbi Fidanishten. Ndërtimi ka nisur me vendim të kreut të Bashksië së Tiranës Erion Veliaj.
Babëzia e betonit jo vetëm që nuk ndalet, por ka arritur edhe tek fidanishtja e Universitetit Bujqësor.
Ndërkohë, për të ndalur protestën e studentëve janë dërguar forcat e policisë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe pdedagogu i këtij Universiteti Jamrabër Malltezi.
“Keta me xhakete te kuqe mos kane ardhur te kerkojne tabelen informuese te punimeve ndertimore mbi fidanishten e UBT?
Nese nje qytetar i thjeshte ben ndertim pa leje dhe pa tabele informuese e marrin ne polici. Po ketu?, shkruan Malltezi në një postim në Facebook duke publikuar edhe foton e mëposhtëme.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



