Studentët shtojnë një pikë të re në listën e kërkesave
Protesta e studentëve është futur sot në ditën e saj të tetë, ndërsa të rinjtë janë ndarë në disa grupe duke protestuar.
Edhe pse është krijuar një ide sikur ata janë përçarë, kjo nuk ka ndodhur pasi të bashkuar studentët i kanë shtuar listës së kërkesave edhe një pikë tjetër.
Tashmë nuk janë tetë, por nëntë kërkesa që ata i drejtojnë Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.
Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale.
Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.
Nga ana tjetër, studentët kanë bërë thirrje të mos ushtrohet dhunë. Ata kanë theksuar se nuk do të bllokojnë rrugët sepse protesta e tyre është qytetare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



