Studentët surprizojnë Ramën, dhurata DOMETHËNËSE për Krishtlindje
Sot në festën e Krishtlindjes, disa studentë që prej javësh kanë qenë në protestë, dhe do t’i rinisin ato në janar, kanë menduar një dhuratë të veçantë ironike për kryeministrin Edi Rama.
Studentët i kanë dërguar kreut të qeverise, mës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

Studentët i kanë konkrete kërkesat e tyre, të listuara në 8 pika, dhe kanë kërkuar nga kryeministri, vetëm zbatimin e tyre, çka deri më tani nuk ka ndodhur, pasi kreu i qeverisë ka kërkuar më parë të hap një shteg negociatash.
Studentët i kanë ndaluar protestat, për t’i rinisur ato më tej në janar, edhe më të organizuar. Deri më tani qeveria e ka shkelur hapur ligjin për arsimin e lartë, pasi më minimalja, ën gjithë këto vite studentët kanë qenë pa Kartë të Studentit, edhe pse është e përcaktuar me ligj. Ndërkohë asnjë përgjegjësi nuk është marrë për shkeljet në ligjin e arsimit të lartë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



