E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studenti nga Burreli Andi Reci “fizikanti” i Trinity College
Publik News

Studenti nga Burreli Andi Reci “fizikanti” i Trinity College

Altin Bamllari

Nē vendin ku “gatuhet” shkenca

    Ëndrra ime nuk shkonte dot përtej një profesori në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kurse ëndrrat e vajzës sime janë krejt të çmendura: Shkencëtare e fizikës teorike. Kureshtja dhe ambicja e saj nuk janë më pak se të Stephen Hawking.
Dje ishim në Universitetin e Kembrixhit, në Trinity College, në më të famshmin për Shkencat e Natyrës, aty ku ka studiuar Isaac Newton e mjaft koka “të rënda” të shkencës. Vajza ia ka vënë syrin. Unë e di ç’do heq po nuk e pranuan. Megjithëse nuk ka shans. Kembrixhi di seç zgjedh.

Ka zgjedhur Andi Recin, për shembull, djalin nga Burreli që po mbron tashmë doktoraturën në Trinity. Po studion rezonancën manjetike. Mund të jetë pikërisht ai i pari që do shkurtojë thelbësisht kohën e realizimit të rezonancës nëpër spitale. Ata që e kanë bërë, e dinë.
Pardje shkrova për Romin, llustraxhiun që na zbardh faqen. Sot nuk po zgjatem shumë me Andin se do thoni e bëre bajat, ku shkon e nga një histori. Më besoni, nuk futet kushdo nëpër këto auditore të mendjes. Duhet të të djersitet menderja fort, që të mund t’ia dalësh. U preka kur më tregoi që, pasi konkuroi në tre Universitete, shpresën e vetme për të vazhduar më tej e kishte te Trinity College, sepse dy të tjerat nuk ofronin bursë dhe Andi s’e përballonte dot ekonomikisht. E kuptoni apo Jo? Kishte shpresë tek më i miri, tek ai që u vendos studentëve njëmilion filtra për t’i pranuar. Si të thuash, priste t’i binte llotaria. Dhe i ra. Bingo! E pranuan, dhe ia paguan të gjitha. Fat? Jo! Andi e meriton gjithçka. Një tjetër xhevahir, që jo vetëm ta zbardh faqen, por të bën të ndihesh edhe krenar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.