E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studim/ Pfizer 95% e sigurt kundër COVID
Lajme

Studim/ Pfizer 95% e sigurt kundër COVID

Ditën e sotme raportohet se kanë dalë rezultatet e testimit të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer. Rezultatet e fazës së 3 tregojnë se ajo është 95% e sigurt për t’u përdorur.

Këto rezultate janë dhënë nga prodhuesi gjerman Biontech dhe kompania amerikane Pfizer dhe janë botuar në revistën e njohur New England Journal of Medicine. Në këtë artikull që kishte edhe shkencëtarë të përfshirë, konfirmohen se efektiviteti i vaksinës është 95%.

Kjo vaksinë tashmë është aprovuar për t’u përdorur në disa shtete si Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Bahrejn dhe Arabinë Saudite dhe rezultate më të mira mund të merren edhe nga përdorimi i kësaj vaksine në këto vende.

Në këtë studim janë përfshirë 43,448 pjesëmarrës të moshës 16 vjeç dhe sipër. 21,720 prej tyre morën vaksinën “BNT162b2”, 21,728 morën dy doza secila me një interval prej 21 ditësh.

Nga këta pjesëmarrëse në studim thuhet se efekte anësore kanë pasur vetëm 3% e tyre e cilët kishin temperaturë, lodhje dhe dhimbje kokë për pak kohë pasi kishin marrë vaksinën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.