E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studimi/ A te  zgjat jetën kafeja?
Lajme

Studimi/ A te zgjat jetën kafeja?

Edhe kur e teproni me konsumimin e kafes, ajo të zgjat jetën. Është ky rezultati që kanë arritur studiuesit e qendrës kombëtare amerikane kundër kancerit.

Sipas studimit të publikuar në revistën Lacet Internal Medicine rezulton se kafja ul 12% vdekshmërinë dhe funksionon edhe mbi ata që i tolerojnë më pak efektet e saj.

Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë britanikëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet.

Konsumi mesatar duket se është 2-3 në ditë, por shumë prej tyre arrinin të pinin edhe 8 kafe në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.

Kërkuesit thonë se ende nuk e kanë të qartë se si ndikon kafja në zgjatjen e jetës, por kjo pije përbëhet nga mbi një mijë përbërës, përfshirë antioksidantët që mund të influencojnë në mbrojtjen qelizore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.