E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
STUDIMI/ Mbipesha  rrisk i lartë nga koronavirusit
Publik News

STUDIMI/ Mbipesha rrisk i lartë nga koronavirusit

Të qënurit mbipeshë apo siç thuhet ndryshe i shëndoshë, është një problem në jetën tuaj. Një shëndet i tepruar është një sëmundje më shumë në organizmin tuaj.

Sipas një studimi të publikuar në ‘BBC’ tregon sesi  mbipesha dyfishon rrezikun e trajtimit në spital nga Covid-19 dhe rrit rrezikun e vdekjes me afro 50%.

Studiuesit amerikanë thonë se obeziteti shkakton edhe sëmundjet e tjera si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se një vaksinë kundër koronavirusit mund të japë më pak  efektë tek njerëzit obezë pasi edhe  vaksinat e gripit nuk funksionojnë tek ata, si dhe ato me indeks të masës trupore (BMI) mbi 30.

Obeziteti është i lidhur me një numër sëmundjesh, të cilat gjithashtu i bëjnë njerëzit në rrezik më të madh për t’u sëmurë me Covid-19.

Ai gjithashtu të zvogëlojë aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe të shtrëngojë më shumë organet e tjera, si dhe frymëmarrjen.

Në një studim të realizuar tek mbi 400.000 pacientë u zbulua se njerëzit obezë që ishin të infektuar me covid-19 kishin dy herë më shumë gjasa që  të përfundonin në spital dhe 74% më shumë mundësi  të pranoheshin  në kujdes intensiv. Ata gjithashtu ishin më të rrezikuar të vdisnin nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas këtij studimi dukshëm kuptohet që kujdesi nis fillimisht nga vetë ne. Nëse ne nuk mbrojme veten nga ‘nepsi’ i madh jemi të rrezikuar sapo dalim nga dera e shtëpisë dhe jo vetëm pasi mbipesha është armiku yt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.