E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studimi: Solucioni për shpëlarjen e gojës e vret koronavirusin për 30 sekonda
Publik News

Studimi: Solucioni për shpëlarjen e gojës e vret koronavirusin për 30 sekonda

Koronavirusi është shkatërruar për 30 sekonda, pas rënies në kontakt me solucionin për shpëlarjen e gojës, thotë një studim i ri.

Testimet e kryera në Universitetin e Cardiff gjetën se çdo solucion për higjenën e gojës që përmban të paktën 0.07 cetypyridinium klorid (CPC) tregoi shenja premtuese për të luftuar virusin.

Raporti nuk është shqyrtuar ende, por është bazuar në një studim të një jave më parë, që zbuloi se gargara me solucionin që përmban CPC ul ndjeshëm ngarkesën virale të Covid-19.

Shkencëtarët thonë se studimi i radhës do të prqëndrohet në zbulimi se sa e rëndësishme është ulja e ngarkesës virale të koronavirusit në pështymë.

Ata thanë se solucioni për pastrimin e gojës ka rezultuar shumë efektiv kundër koronavirusit në laborator, por tashmë duhet parë nëse do të ketë të njëjtin efektivitet edhe kur përdoret në shpëlarjen e gojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.