Sugjerimi i zyrtarit tē EMA: Ndaloni dhënien e AstraZeneca njerëzve mbi 60 vjeç
Të ndalohet administrimi i vaksinës AstraZeneca tek individët mbi 60 vjeç, sugjeroi kreu i skuadrës rregullatore Covid-19 të barnave të BE për shkak të frikës nga incidentet e mpiksjeve të gjakut që kanë vërejtur.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) beson se vaksina AstraZeneca është e sigurt për të gjitha grupmoshat, por ka shumë vende në Bashkimin Evropian që kanë ndaluar dhënien e saj personave nga 50 deri në 65 vjeç .
Sidoqoftë, ndërsa numri i rasteve me Covid-19 zvogëlohet dhe duke pasur parasysh që popullata është më pak e ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen meCovid, Cavaleri tha se do të ishte më mirë të përdoren vaksinat e ARN-së si Moderna dhe Pfizer. I pyetur nëse autoritetet shëndetësore duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca për njerëzit mbi 60 vjeç Marco tha “PO!”. Marco Cavaleri gjithashtu tha se vaksina e Johnson & Johnson duhet t’i injektohet mundësisht personave që janë mbi 60 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



