E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sula akuza qeverisë nga Kuvendi: Ju i urreni katundarët, i lini pa fonde
Lajme

Sula akuza qeverisë nga Kuvendi: Ju i urreni katundarët, i lini pa fonde

Deputeti demokrat, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit, duke thënë se qeveria ka si synim t’i japë para oligarkëve.

Gjatë fjalës së tij, Sula tha se janë 5 oligarkë që duan t’i japin paratë me pretendimin se janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit.

Sula kritikoi qeverinë edhe për mbështetjen për bujqësinë, duke thënë se vetëm 35 mln euro përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët, duke shtuar se qeveria i urren katundarët!

“100 mln euro që do ja jepni 5 personave që ia dhatë edhe në 2023, gjoja për rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit, në një kohë që nuk është e vërtetë. Kurum që prodhon hekur dhe çelik në Elbasan, ka deklaruar që çmimi i hekurit ka rënë krahasuar edhe para luftës. Janë ulur çmimet, ju i jepni para këtu 5 oligarkëve dhe nuk i specifikoni këtu.

Pse nuk shihni sektorët më jetik kush është? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë. Referojuni Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, 150 mln euro jep Maqedonia për bujqësinë, ju jepni 30 mln euro dhe i shtuat dhe 5 mln euro. Më pak tokë bujqësore ka Kosova, 120 mln euro jep Kosova. Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.