E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sula shpërthen ndaj mazhorancës: Turp të keni, jeni bërë si mumje që mbyllni gojën!
Lajme

Sula shpërthen ndaj mazhorancës: Turp të keni, jeni bërë si mumje që mbyllni gojën!

Me tone të ashpra e kritike i është drejtuar deputeti demokrat Dashnor Sula mazhorancës.

Duke iu thënë se duhet të ndjejnë turp për qëndrimin ndaj opozitës, që nga përjashtimet e deri te dënimi i Salianjit, Sula u kërkoi mazhorancës të reflektojnë.

Sipas Sulës, asnjëherë përgjatë gjithë karrierës së tij politike, nuk ka ndodhur që një deputet të përjashtohet me më shumë se 10 ditë.

Ai tha më tej se deputetët e opozitës janë çuar në SPAK se kanë dal në protestë, ndërsa ata të mazhorancës shkojnë për tendera dhe për koncensione.

“Zoti kryetar i grupit parlamemtar të PS, po mirë mor se je dhe i edukuar e i ditur, që të gënjesh kaq pastër e hapur? Gjykata i ka hedhur poshtë masat! Na keni dënuar pa ligj e rregullore 40 ditë, 60 ditë. Na dënonit një ditë, 5 ditë. Na dënuat pa ligj! Jam nga 2005-a në këtë Parlament, më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, çfarë nuk keni bërë, më gjeni një rast që është dënuar një koleg i opozitës që është përjashtuar me më shumë se 10 ditë.

Ku e gjetët mor, ma thoni! Turp të keni, memecë! Bëhuni mor njerëz! Ju që flisni për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e përdorët për letër higjienike. E mbanit në sirtar edhe talleni tani me atë Komisionin e Venecias. E dënuat Salianjin pa ligj, pa ligj mor pa ligj! I shkatërruat jetën, familjen! Çfarë tha, mor çfarë tha? Pse e çuat në Itali atë tjetrin? Na keni çuar 3 herë në SPAK, turp të keni dhe ministrat tuaj e kryebashkiakët tuaj që shkoni për korrupsion. Kolegët e mi e unë shkojmë se kemi protestuar, se kemi nxjerrë karriget jashtë, se kolegia jonë Elda Hoti iu trembi me parfum. Po lini kokrrën e namit! Do futeni në librat e Guinness do bëheni dhe 100 vjeç ju, po do ju vijë turp asaj. Reagoni, reagoni! Jeni bërë si mumje që mbyllni gojën. Ne kemi vendos të punojmë e luftojmë këtu!”,tha Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.