E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm i rëndë në Jeruzalem, vriten pranë një sinagoge 7 persona
Bota

Sulm i rëndë në Jeruzalem, vriten pranë një sinagoge 7 persona

Të paktën shtatë persona u vranë dhe tre u plagosën nga të shtënat me armë në afërsi të një sinagoge në Jerusalem mbrëmjen e sotme. Sipas policisë, autori i dyshuar u vra më vonë nga forcat e policisë.

Si pasojë e sulmit me armë zjarri është konstatuar vdekja e 7 civilëve dhe 3 të tjerë janë plagosur me shkallë shtesë lëndimi. Sulmi ndodhi rreth orës 20:15 me orën lokale, pranë një sinagoge në rrugën Neve Yaakov. Sulmuesi i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Incidenti vjen mes tensioneve të larta, një ditë pas ditës më vdekjeprurëse për palestinezët në Bregun Perëndimor në më shumë se një vit, sipas të dhënave të CNN.

Të enjten, forcat izraelite vranë nëntë palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Një palestinez i dhjetë u vra atë ditë në atë që Policia izraelite e quajti një “trazira të dhunshme” pranë Jerusalemit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.