E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm me raketa në mes të qytetit në Ukrainë, Zelensky nxjerr me urgjencë pamjet: 7 viktima, përfshirë një fëmijë
Lajme

Sulm me raketa në mes të qytetit në Ukrainë, Zelensky nxjerr me urgjencë pamjet: 7 viktima, përfshirë një fëmijë

Një shpërthim i madh është regjistruar ditën e sotme në rajonin e Kharkiv.

Video e shpërndarë nga Zelensky në rrjetet e tij sociale tegon se si shpërthen në flakë Shtëpia e Kulturës teksa janë regjistruar 7 viktima mes tyre një fëmijë 11-vjeçar.

“Rajoni i Kharkiv. Qyteti i Lozovës. Sulm me raketa ruse në Shtëpinë e Kulturës së sapo rinovuar. Shtatë viktima, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar. Pushtuesit identifikuan si armiq të tyre kulturën, arsimin dhe njerëzimin. Dhe nuk kursejnë as raketat dhe as bombat. Çfarë është në mendjen e njerëzve që zgjedhin objektiva të tillë? E keqja absolute, marrëzi absolute.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.