Sulm terrorist në një marternitet në Afganistan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kabul, Afganistan.
Një sulm terrorist është bërë në një marternitet, ku kanë humbur jetën 11 persona duke përfshirë dy foshnje të porsalindura, nëna dhe infermiere, ndërsa 15 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas CNN, tre persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e shtëpisë së lindjes duke hapur zjarr e duke lëshuar granata.
Muajt e fundit celula të ISIS-it janë riaktivizuar në kryeqytetin afgan duke ndërmarrë një sërë sulmesh, si ndaj Talibanit, edhe ndaj forcave qeveritare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



