Sulmet kibernetike/ Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar
Presidenti Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” , do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.
Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të informohet nga insititucionet përgjegjëse për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
- Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonja Lindita NIKOLLA
- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Edi RAMA
- Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
- Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI
- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
- Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
- Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
- Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
- Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
- Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
- Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
- Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
- Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



