Sulmet ruse mbi Kiev/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Goditja ndaj nesh, barbarizëm

Sulmi ndodhi teksa drejtuesit e Ukrainës po prisnin personalitetet e huaja ku një ndër ta ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
“Rusia goditi Kievin me raketa pikërisht kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov po vizitojnë kryeqytetin tonë. Me këtë akt të urryer barbarie Rusia demonstron edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, Evropës dhe botës”, u shpreh Kuleba.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



