E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi i armatosur ndaj Top Channel, 3 persona të krimit të organizuar nën hetim
Flash

Sulmi i armatosur ndaj Top Channel, 3 persona të krimit të organizuar nën hetim

Tre persona që janë pjesë e krimit të organizuar po hetohen nga autoritetet pasi dyshohet se kanë lidhje me sulmin e ndodhur te Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola. Këta tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur po mbahen prej disa kohësh nën survejimin e hetuesve.

Prokuroria nga ana tjetër i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë për të ekzaminuar dy profilet gjenetike që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit. Përgjigjet e marra nga këto ekzaminime do të hedhin dritë mbi personat e përfshirë në ngjarje dhe arsyet e sulmit.

Rikujtojmë se sulmi i armatosur ndaj Top Channel ka ndodhur mesnatën e 27 marsit. Nga ky sulm mbeti i vrarë me një plumb rikoshet roja i sigurisë Pal Kola ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja plumbash. Menjëherë pas sulmit të armatosur, autorët dogjën mjetin tip ‘Range Rover’ në Golem

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.