Sulmi me armë ndaj BB të Top Channel/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë, autorët dyshohet se janë tre
Pak pas mesnatë, disa persona qëlluan me kallashnikovi në drejtim të Top Channel. Si pasojë e ngjarjes tragjike pranë Big Brother, u vra roja Pal Kola, i cili ndërroi jetë rrugës për spital. Në momentin që është qëlluar, Kola po ngrohej, teksa ku ka marrë plumbat dhe ka rënë përtokë, i ka rënë një monedhë 5 Lekëshe.
Autorë të ngjarjes së rëndë mësohet se janë 3 persona ku një prej tyre ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi që kanë kapur rojën e pafajshëm i cili punonte për bukën e gojës. Bëhet e ditur se pas ngjarjes, autorët janë larguar drejt Durrësit aty ku kanë djegur automjetin tip “Range Rover”, brenda së cilës janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 26 gëzhoja, teksa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së Top Channel dhe bizneseve private për të zbardhur ngjarjen e rëndë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



