E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi ndaj TIMS, Rama: Agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit
Publik News

Sulmi ndaj TIMS, Rama: Agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit

Synim shkatërrimi pa kthim i sistemeve tona duke lënë pas një tokë të djegur

Kryeministri Edi Rama në një komunikim online po iu përgjigjet pyetjeve të publikut dhe të gazetarëve.

Që në nisje të fjalës së tij, kryeministri u ndal te sulmi kibernetik në vendin tonë. Rama theksoi se bëhej fjalë për një agresion të mirëfilltë luftarak në botën e internetit.

Pyetje: Si përfundim sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballur sulm kibernetik?

RAMA: Ky është shqetësim i madh, i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh. Por të një shkalle të ulët për nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit. Këto flukse sulmesh të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital kanë qenë sulme të pasuksesshme.


Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit, dhe të gjithë sistemeve dixhitale, një agresion i egër që ka pasur synim të qartë zhdukjen e sistemeve dhe shkatërrimin pa kthim të tyre duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë njohurinë më të madhe sot, ekspertët e Microsoftit. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre.

Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm që mund të merren nga çdo i interesuar me një kërkesë të thjeshtë, nuk janë dokumente sekrete. Çdo gjë tjetër ka pasur qëllim dezinformimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.