E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi te Top Channel/ Pal Kola u qëllua në shpatull, eci 8-9 metra për të kërkuar ndihmë por s’ia doli dot
Flash

Sulmi te Top Channel/ Pal Kola u qëllua në shpatull, eci 8-9 metra për të kërkuar ndihmë por s’ia doli dot

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 60-vjeçarit Pal Kola, i cili punonte si roje te Top Channel.

Mësohet se autorët kanë qëlluar mbi 26 herë me kallashnikovë ndaj godinës së Top Channel. Plumbat kanë lënë shenja në xhamat e godinës dhe hekurat e portës së oborrit. Por njëri prej këtyre plumbave ka bërë rikoshet dhe ka goditur në shpatull rojën 60-vjeçar. Ky i fundit edhe pse i plagosur ka tentuar të kërkojë ndihmë te miqtë e tij, të cilët ishin gjithashtu roje sigurie por në kabina të tjera.

Por pasi ka ecur 8-9 metra ai është rrëzuar dhe ka dhënë shpirt. Kur ekipet e amublancës kanë mbërritur në vendngjarje ai ka qenë i vdekur. Plumbi që i ka marrë jetën ka qenë rikoshet dhe kjo të bën të mendosh se ai nuk ka qenë fare objektiv i autorëve.

Hetuesit kanë zbuluar se në sulmin ku humbi jetën roja Pal Kola janë përdorur dy armë zjarri. Nga verifikimi ka rezultuar se një kallashnikov ka qëlluar 20 herë ndërsa tjetri 6.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.