E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmit me thikë 46-vjeçari i përgjigjet  me kallash
Publik News

Sulmit me thikë 46-vjeçari i përgjigjet me kallash

Një 46-vjeçar i identifikuar si Izet Ahmati është arrestuar nga policia pasi mëngjesin e sotëm ka plagosur Bardhyl Kolbibën, 39 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Luzhe në Tropojë.

Pas një konflikti të çastit Kolbiba ka tentuar të qëlloi me thikë 46-vjeçari por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me kallashnikov. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas ngjarjes autori është fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Pas arrestimit të tij është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e krimit kallashnikov me një krehër me municion luftarak si dhe thika e përdorur nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.