E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet policia kosovare në Mitrovicën e Veriut, persona të paidentifikuar hedhin mjet shpërthyes
Bota

Sulmohet policia kosovare në Mitrovicën e Veriut, persona të paidentifikuar hedhin mjet shpërthyes

Policia e Kosovës është sulmuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në Mitrovicën e Veriut.

Mësohet se ndaj punonjësve të policisë është hedhur një lëndë shpërthyese ku ende autorët nuk janë identifikuar.

Rastin policia e Kosovës e ka konsideruar si ’Sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa sipas mediave kosovare dyshohet se mjeti shpërthyes i hedhur në drejtim të policisë është shok-bombë ( eksplozivë që shkaktojnë dëme jo të rënda te njerëzit por shkakton ‘tronditje dhe frikë’).

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.  Lidhur me rastin, u njoftua edhe Prokurori i shtetit, i cili urdhëroi inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’. Hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces. Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.