Sulmon policin në qendrën e votimit, arrestohet 49 vjecari
Një person i cili ka sulmuar me gurë këtë padite një efektiv policie në Mallakastër, është vënë në pranga.
Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë të Mallakastrës, është vënë arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Në momentin kur është goditur, efektivi ishte brenda një shkolle 9-vjeçare, që nesër do të shërbejë si qendër votimi. Aty, efekti ishte paraqitur sipas planëzimit të shërbimit në pritje për të marrë në ruajtje qendrën e votimit nr 3254, njofton policia.
Dyshimet e policisë janë se Caushaj ishte në gjendje të dehur kur ka kryer veprimet e dhunshme.
Ngjarja
Rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, Besnik Caushaj ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planëzimit të shërbimit, në pritje për të marrë në ruajtje qendrën e votimit nr 3254.
Gjithashtu Caushaj (i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet “Benz” me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



