Sulmuan SHBA për Reformën në Drejtësi, PD- LSI luajnë kartën e Jeruzalemit për tu afruar me Uashingtonin
Opozita shqiptare dhe konkretisht koalicioni PD- LSI po përpiqet të gjejë një rrugëdalje pas pozicionimit të saj anti SHBA lidhur me Reformën në Drejtësi.Pasi kanë akuzuar, ironizuar dhe tallur ambasadën amerikane në Tiranë dhe personalisht ambasadorin Lu, lidhur me qëndrimin e prerë të Uashingtonit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, PD dhe LSI kanë hedhur syrin nga Lidnja e Mesme për të gjetur një shtegdalje nga pozicioni antiamerikan i tyre i përvijuar prej kohësh, duke u bërë dhe forcat politike më antiperëndimore në rajon. Për të shpëtuar sadopak nga ky siklet i madh, Partia Demokratike dhe4 LSI i eshte drejtuar zyrtarisht sot Kuvendit te Shqiperise me nje rezolute dhe Kerkese per Mocion me debat lidhur me votën e Shqipërisë në OKB për çështjen e Jurezalemit. Kur pritej që PD- LSI të paraqisnin një mocion në mbështetje të Reformës në Drejtësi, për të zbehur sadopak bindjet se ato qëllimisht pengojnë zbatimin e saj, në Kuvend është paraqitur një rezulutë për…Lindjen e Mesme.
Nje nga pikat e rezolutes se PD- LSI, eshte shqetesimi i tyre “nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB” përmbajtja e së cilës sipas PD- LSI nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty.
PD- LSI kerkojnë zyrtarisht nga Qeveria plotesimin e tre kerkesave si me poshte:
- Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të 2. Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017
- Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
- Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



