Supa e Veliajt për të dalë në lajmet e ditës
Përse Veliaj nuk ushqen këtë të pastrehë?!
Erion Veliaj mobilizoi edhe njëherë repartin e tij të kameramanëve dhe fotografëve për show-n e radhës. Kryebashkiaku shpërndahu sërish supë në një qendër sociale. Pasi mbushi pjatat, Veliaj nuk nguroi të japë mesazhe sesi duhet të kujdesemi për njerëzit në nevojë, sesi duhet t’i ndihmojmë ata dhe si duhet të jemi pranë tyre. Por edhe këtë herë Veliaj harroi se në rrugët e qytetit që drejton, ka dhjetra të pastrehë që flenë rrugëve dhe nuk sigurojnë dot tre vakte ushqim.
Kjo është foto e një personi të pastrehë. I moshuari fle zakonisht në stacionet e urbaneve dhe nuk dihet sa ditë ka pa ushqim dhe ujë. Me dimrin që sapo ka nisur dhe temperaturat që shkojnë në zero gradë celsius në mesnatë, dhjetra të pastrehë flenë rrugëve të mbështjellë me kartona dhe plastmase. Shërbimi social i Tiranës nuk është kujdesur që për këta persona të ketë një shtrat të ngrohë dhe ushqim të përditshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



