Super dhurata e Georgina-s për ditëlindjen e Ronaldo-s kap shifrën marramendëse
Të shumta kanë qenë urimet e miqve, kolegëve e fansave drejtuar Ronaldos, mirëpo vëmendjen na e mori surpriza e partneres së tij, Georgina Rodriguez.
Pasi i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe i shkroi një dedikim special, Georgina e ka befasuar partnerin me një dhuratë që kap shifra marramendëse.
Ajo i ka dhuruar futbollistit një makinë Mercedes Benz në ngjyrë të zezë, e cila ka kushtuar plot 114.336 paund.
Georgina e drejtoi partnerin tek makina, e cila ishte zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe, ndërkohë që pranë saj qëndronin miqtë e personat e afërm të Ronaldos.
Ky i fundit i ka falenderuar të gjithë për prezencën, tepër i lumtur për surprizën e partneres e cila krahas videos shkruan:
“Gëzuar mashkullit të jetës time! Sa kënaqësi ta transmetojmë dashurinë tonë në dhuratën tënde”
Fatin e tyre paçim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



