E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SUPERDEPUTETI/ “Një vit në Greqi për turizëm?”, pasi e la gruaja Kujtim Gjuzit i “buzëqesh” fati, do futet në Kuvend, por ja çfarë fshehu
Politikë

SUPERDEPUTETI/ “Një vit në Greqi për turizëm?”, pasi e la gruaja Kujtim Gjuzit i “buzëqesh” fati, do futet në Kuvend, por ja çfarë fshehu

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, aleati “tradhtar” i PD-së ka dorëzuar më në fund në KQZ formularin e dekriminalizimit, ç’ka i mundëson ati që të futet për herë të parë në Parlament, si ligjvënës i ‘opozitës së re’.

Kujtim Gjuzi si aleat i Lulzim Bashës në zgjedhjet e shkuara dhe hyri në listat e Partisë Demokratike në Durrës.


Gjuzi ishte i fundit në listën e Durrësit, por me djegien e mandateve dhe vendimin e demokratëve të tjerë për të mos e pranuar kërkesën e KQZ për t’u bërë deputet, fati i ‘buzëqeshi” të fundit në listë.

Kujtim Gjuzi deklaron në formularin e dekriminalizimit se ka jetuar për një vit në Greqi, por jo për punë, por për turizëm.

Nuk dihet nëse është lapsus i Gjuzit apo ka bërë më të vërtetë një vit pushime në Greqi. Por ajo që bie në sy është fakti se kreu i Partisë Konservatore këto pushime apo jetesën jashtë vendit nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ në vitin 2017.


Formulari i dekriminalizimit të Kujtim Gjuzit në 2017
Po ashtu për turizëm, Gjuzi deklaron se ka qëndruar më shumë se një muaj në Romë të Italisë.

Por këto të dhëna nuk i ka deklaruar më parë.

Në CV e tij, Kujtim Gjuzi deklaron se ka qenë Drejtor Ekonomik në një SHPK. Ndërsa si kualifikim shprehet se është “ekonomist i biznesit”.

Prishja e martesës

Për mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi ka “sakrifikuar” dhe martesën, pasi disa javë më parë ai është braktisur nga bashkëshortja.

Shkak mësohet se është bërë vendimi i tij për të hyrë në Parlament, po që nuk është pritur mirë nga kunata e cila sipas tij e ka fyer me mesazhe dhe për kundërpërgjigje ky i fundit e ka paditur.

Gjuzi është shprehur se çështja e mandatit i ka shkaktuar konflikt familjarë dhe për këtë arsye gruaja e tij ka kërkuar divorcin.

“Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme. Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq.

Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja.

Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.