E si mund të ndodhte ndryshe! Super modelja 22 vjeçare ka shkëlqyer si gjithmonë në paraqitjen e saj në një festë të firmës kozmetike “Maybelline” në Londër. Përveç bukurisë së saj natyrale, të cilën mediat nuk e lënë asnjëherë pa komentuar, binte në sy fustani që ajo kishte zgjedhur të vishte. Bëhet fjalë për një fustan të shkurtë të verdhë, i cili nxirrte në pah këmbët e saj të holla e të drejta, karaktertikë kjo shumë e preferuar nga vajzat. Menjëherë ajo fitoi vëmendjen e shumë fotografëve të ndodhur aty pranë, ku nuk hezitoi edhe të pozonte. Sakaq, Gigi Hadid, është fotografuar edhe duke ngrenë një picë të personalizuar me emrin e saj, ushqim të cilin modelet përgjithësisht e duan shumë, por e konsumojnë rrallë.







