Surpriza nga Rolando Maran, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë
Në vigjilje të sfidës kundër Bjellorusisë, e para për këtë edicion të Ligës së Kombeve, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është detyruar të lërë jashtë listës përfundimtare katër lojtarë.
Në listën e dorëzuar në UEFA, e përbërë nga 23 futbollistë, tekniku kuqezi ka vendosur të mos përfshijë për këtë takim Luis Hasën, Adrion Pajazitin, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.
Maran ka preferuar të ketë në dispozicion mesfushorin e Dinamo City, Klevi Qejfalia, përpara lojtarëve si Hasa apo Pajaziti.
Trajneri italian nuk do të ketë në dispozicion për këtë përballje as mbrojtësin Klisman Cake. Ky i fundit vuan nga një shqetësim muskulor dhe nuk është në gjendje të luajë ndaj Bjellorusisë.
Cake vijon stërvitjen i diferencuar, me synimin për të qenë i gatshëm për ekipin në sfidën e radhës, atë kundër San Marinos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



