E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sylvinho  merr pasaportë shqiptare
Lajme

Sylvinho merr pasaportë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare, trajnerit të kombëtares Sylvinho.

Dekreti, i firmosur nga Presidenti u bë i ditur në mbrëmjen gala me yjet e futbollit. Në fjalën e tij, Begaj tha se sot vlerësojmë më të mirët e të mirëve.

Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit.

“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF që na bëri krenar me pjesëmarrjen në e Evropianit 2024. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke dhënë një kontratë legale të legalizuar nga FSHF me trajnerin e kombëtares. Unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptar. Besoj kam edhe mbështetjen tuaj”, tha Presidenti Begaj.

“Zakonisht i lexon sekretari i presidentit, por nuk është këtu dhe po e lexoj unë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.