E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ta këputi Lleshi Tespijen Plaku Merre!
Publik News

Ta këputi Lleshi Tespijen Plaku Merre!

Autori i Kurbanit ka bërë Kurban Ministrin Lleshi për të mbrojtur pushtetin e tij.

Plaku Merre bën kurban këdo që mund të nevojitet për të ruajtur pushtetin e tij gjakatar.

Plaku Merre i Szurrelit është sot njeriu më i urryer në Shqipëri dhe me barbarët e tij të lëshuar rrugëvë si qen të tërbuar ka sulmuar me gaz lotsjellës, me zorra me ujë me presion, të gjithë kalimtarët e thjeshtë burra, gra, pleq, fëmijë, për fajin e vetëm sepse ata u u gjendën në një rrugë me ne protestuesit e tjerë.

Plaku Merre e bëri kuranin e radhës sepse ndjhet në rrezik.
Plaku Merre e bëri Kurbanin e radhës sepse kjo ishte protesta e vetme të cilën ai dhe kasta hajdute e Tiranës nuk mundeshin ta ndalnin me telefon. Sepse nuk kishin kë të merrnin në telefon.

Plaku Merre e bëri kurbanin e radhës, për të ruajtur pushtetitn e tij por harroi se Lleshi nuk e mbron më dot atë me dorëheqjen e tij, sepse ai është kokrra e tespisë, tashmë të këputur në duart e diktatorit.

Plaku Merre është sot njeriu më i urryer i Shqipërisë sepse është investitori më i madh i zullumit në këtë vend, dhe ashtu sikur tespija që këputet kur hollohet zullumi këputet kur trashet dhe kupa jote është mbushur sot.

Ti nuk ke më fuqi të ndalosh protesta sepse protestat sot nuk organizohen nga shokët e tu. Kjo të tremb.

Ti sot nuk ke më fuqi të mashtrosh popullin sepse ai është i cliruar prej teje dhe shokëve të tu dhe kjo të tmerron.

Ti sot nuk e kontrollon më Shqipërinë dhe duhej gjaku i Klodit për ta zbuluar këtë dhe kjo të tmerron.

Ti dhe shpura perverse e anal-istëve të tu, nëpër ekranet e kokainës dhe të koncesioneve nuk keni më asnjë pushtet ndaj popullit sado të përpëliteni nëpër studio e portale sepse ata tashmë ju kanë zbuluar dhe ju kanë nxjerrë lakuriq dhe kjo ju tmerron.

Ti dhe paratë e pista të oligarkëve nuk mundeni të kontrolloni më zemëratën popullore dhe kjo ju shkakton panik, të gjithëvë ju dhe ju tmerron.
U nevojit gjaku i pastër i Klodianit për të zbuluar sasinë e vërtetë të zemëratës, të pështymës dhe të rebelimit që magazinon në gjoks ky popull për të gjithë ju. Shqipëria tashmë ka në dispozicion edhe gjakun tonë, derisa ta pastrojmë atë prej teje dhe prej sojit tënd.

Ata protestues që u përballën me barbarinë tënde prej frikacaku, me gazin lotsjellës dhe me zorrat e ujit të Llëshit tënd, janë dritat më të bukura të këtij Dhjetori.

Ata bij nënash që u derdhën në bulevard këto dy netë për të marr hakun e gjakut të Klodianit janë dritat më të bukura të Krishtilindjeve e të Bajramëve dhe nga lartësia e qiejve do të kenë bekimet e Zotit të Krishtit dhe të Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mi të dy ata) ndërsa ty dhe shpurës manjake dashnorë të shthurur Pemës Kineze do t’ju mbetet vetëm turpi që nuk mundët ta ndalni perversitetin tuaj që ta shfaqni në publik.
Ata që u derdhën shesheve për të protestuar ishin dritat më të bukura të këtij Dhjetori, sepse revolta e armatosur me drejtësi, dinjitet dhe me nder është një dritë e fuqishme që ndricon varrin e Klodianit dhe ditët e errëta të Shqipërisë.

Të ka kapur paniku Plaku Merre sepse këto janë të vetmet protesta që ti nuk e di kush i organizon dhe si.

Të ka kapur paniku se Lleshi të ka këputur sonte tespijen Plaku
Merre dhe kur tespija këputet nuk ka ka fuqi mbi tokë t’i marrë më golglat nën kontroll!

Ashtu si Klodi Plaku Merre, janë bërë shumë shqiptarë sot që e kanë vënë gjakun e tyre në shërbim të Shqipërisë, dhe dijeni mirë se gjaku i Klodit dhe i të gjithë shqiptarëve të dëshpëruar në këtë vend do ju zërë një ditë, mjerë ju kur të vijë ajo!

*Kryetar i Partisë Atdheu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.