E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku e Manja fushatë në Kuvend për 6 marsin/ Promovojnë kandidatët për bashkinë e Dibrës
Lajme

Tabaku e Manja fushatë në Kuvend për 6 marsin/ Promovojnë kandidatët për bashkinë e Dibrës

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, por sidomos ato të Dibrës, janë bërë objekt debati mes nënkryetares së PD-së Jorida Tabaku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pasi Tabaku theksoi se kandidati i PD-së, Luan Haka për këtë bashki është dibran dhe jo si kandidatët e tjerë, erdhi dhe reagimi i Manjës. Të dy politikanët kanë bërë fushatë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa Manja tha se kandidati i PS, Rahim Spahiu theksoi se do te fitojë zgjedhjet.

“Zonja Tabaku, lajm i mirë është se do votoni vettingun. Lajm i mirë për shqiptarët. Bëre gabim që e përmende atë djalin tonë, kandidatin Rahim Spahiu. Dibranët kanë të drejtën të lëvizin kudo, por rrënjët dhe degët i kanë në Dibër dhe s’je personi i duhur për të mohuara atyre se nga i kanë rrënjët. Duhet të jesh e vërtetë, pasi vërtetet e keni djalë dibran kandidatin, por Rrahimi nuk kthehet me 10 bisedë në Dibër. Atë do e vlerësojnë dibranët në 6 mars. Dibranët do t’ju hapin një hak të madh të dy krahëve. Ça të ngelet nga haku, do e marrë kandidati juaj Haka. Në 8 mars, bashkë me kolegë të mi, do ju bëj një tufë me lule. Dibranët e dinë vetë rrugën dhe datën 6 mars.

Sa për dosjen 184, unë skam, asnjë kompleks. Zoti Basha, e kam me ty. Ri në rregull siç jam unë me drejtësinë, Po ishe ti i gatshëm me drejtësinë siç jam unë në mënyrë konsistencë. Ji në rregull. Unë si shmangem prokurorisë me raporte mjekësor dhe as me procedurë. Dakord!”, tha Manja.

Tabaku: T’i kthejmë pak seriozitetin kësaj salle. Së pari, m’u drejto me “ju” dhe “znj. Tabaku”. Ka dëgjuar gjithë bota për z.ministër Drejtësie sot, nuk duhet të vinte sot në Parlament, për t’u ngritur në këmbë e për të vjedhur zgjedhjet. Nuk kanë turp se dolën në gjithë gazetat e botës, por për këtë nuk është faji im. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje të drejta, për kandidatë bashkie normalë, kanë nevojë të votojnë njerëz që janë në shërbim të tyre, jo kriminelë. Kështu që më 6 mars, mos ndërhyni se mos dalin përgjime të tjera, kujdes Ulsi se Dibra është akoma nën monitorim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.