Tabaku: Gjuha e përdorur nga Rama më bindi se brezi i ri do të qëndrojë larg politikës
Dy vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.
Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë;- tha Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



