E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku i përgjigjet Veliajt: Erion një herë të vetme puno për qytetarët e jo për klientët
Publik News

Tabaku i përgjigjet Veliajt: Erion një herë të vetme puno për qytetarët e jo për klientët

Drejtuesja Politike e PD në disa zona të Tiranës, Jorida Tabaku i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga Erion Veliaj.

‘Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre’, është shprehur Tabaku në reagimin e saj.

Jorida Tabaku i përgjigjet Veliajt:

‘Ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, për faj të Edi Ramës, kukulla e tij në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon çdo ditë sulmet politike e baltën politike.

Kjo ndodh me arsyen e vetme për të larguar vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës në ekonomi, nga dështimi i Edi Ramës për menaxhimin e pandemisë, nga dështimi i Edi Ramës në shëndetësi, nga rritja e varfërisë, nga rritja e papunësisë e nga rritja e shqiptarëve që largohen nga vendi, nga rritja e emigracionit.

Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre.

Ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë angazhime konkrete serioze, ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë se çfarë do të fitojnë pas 25 prillit.

Ndërkohë që sot shqiptarët po vendosin që një herë e mirë të largohen nga Edi Rama, të largohen nga ky model politik i cili ka sjell dështim në jetën e secilit. Më 25 prill fiton Shqipëria! Më 25 prill fitojnë shqiptarët! Më 25 prill largohet Edi Rama!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.