E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Inceneratori i Elbasanit u dha pa garë
Publik News

Tabaku: Inceneratori i Elbasanit u dha pa garë

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka thënë sot në “Open” se reforma në menaxhimin e mbetjeve ishte një domosdoshmëri, pasi Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri ishin në “emergjencë mjedisore”.

Koka tha se vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit dhe fusha vlen vetëm për 10 vjet.

“Qeveria ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Incenerimi është një nga elementët e ligjit. Ishim në një situatë ku qytete si Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana ishin plot me mbetje. Vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit. Një fushë mbetjesh zgjat deri në 10 vjet. Imagjino çdo 10 vjet një fushë të re për landfillin. Metoda që po ndjek gjithë bota është incerimi. Në 10 vjet janë 600-700 mijë ton mbetje. Dhe shkon në 10 metra lartësi dhe ujërat kontaminonin sipërfaqen. Nuk ka vend në botë që mbetjet të jenë fitimprurëse. Kosto 29/ton është e favorshme. Është një cikël.  129 milionë euro kushton impianti i Tiranës”, tha Koka.

Jorida Tabaku nga ana tjetër hodhi akuza ndaj ish-ministrit Koka se dha pa garë tenderin e inceneratorit të Elbasanit.

“Kompania Alb Tech është krijuar 3 ditë pasi Bashkia e Elbasanit mori ‘Ok’ për investimin nga Ministria e Mjedisit”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.