E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku : LaCivita  e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet
Lajme

Tabaku : LaCivita e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar angazhimin e konsulentit të fushatës, LaCivita, në fushatën e PD-së, duke theksuar se ai vjen nga një fushatë e fituar në SHBA dhe beson se ka potencial të madh për opozitën për të fituar zgjedhjet në Shqipëri.

Në një intervistë në emisionin “Log.” në Neës 24, Tabaku u shpreh se një kompani si LaCivita nuk do të merrte pjesë në një fushatë ku nuk ka mundësi fitoreje.

Ajo theksoi se LaCivita është i bindur që opozita ka potencial të madh dhe se ka shpresa për ndryshime pozitive në zgjedhje. et. Sipas saj, mbështetja për PD është e pranishme edhe jashtë vendit.

Jorida Tabaku: LaCivita vjen nga një fushatë e fituar në SHBA. Besoj se një kompani e tillë nuk i vendos fytyrën e vet një fushate që nuk fitohet. La Civita e sheh që potenciali i opozitës për të fituar në Shqipëri është i madh. Është thyer edhe tabuja e ndërkombëtarëve, një propagandë që është rrëzuar tashmë, Berisha ka thënë se do të loboj edhe për non gratën, sepse prioritet janë zgjedhjet. Mbështetja për PD edhe jashtë vendit ekziston.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.