E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku mungon përkrah Alibeajt dhe Bardhit në takimin me Escobar
Flash

Tabaku mungon përkrah Alibeajt dhe Bardhit në takimin me Escobar

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar këto dy ditë takime të rëndësishme në Tiranë, ku përveç Presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama kanë takuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Mesditën e sotme Escobar është takuar në zyrën e PD-së me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj si dhe deputetët Gazmend Bardhi, Orjola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.

Një ditë më parë kur u njoftua takimi, u përfol se PD-ja do të përfaqësohej edhe me deputeten Jorida Tabaku, e cila sot nuk ishte e pranishme në takim.

Ende nuk bëhet e ditur se përse ka ndodhur ky ndryshim. Tabaku ka mbajtur më herët një qëndrim të ndryshëm nga ai i Alibeaj për daljen me kandidatë në zgjedhjet e 14 majit.

Ajo ka mbrojtur qëndrimin për të dalë me kandidatë të unifikuar me pjesën tjetër të PD-së së përfaqësuar nga ish kryeministri Berisha, ndërkohë që në fund Alibeaj miratoi në kryesi nxjerrjen e 11 kandidatëve për kryetarë bashkie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.