E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku : PD kërkon në Komisionin Hetimor ndërprerjen e financimeve për incineratorët
Lajme

Tabaku : PD kërkon në Komisionin Hetimor ndërprerjen e financimeve për incineratorët

“Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh”.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka kërkuar ndërprerje të financimeve për inceneratorët.

Gjatë fjalës së saj, në emër të PD-së Tabaku tha se “grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh”.

“Kryeministri Rama u shpreh në fund të vitit bashkë me Ministren Balluku se nuk mund të ndërpresin pagesat për inceneratorin e Fierit pasi sipas tyre çështjen inceneratori i Fierit do ta çojë në Arbitrazh. Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh.
– Mirëpo sipas të dhënave dhe dokumenteve rezulton që Avokatura e Shtetit kur ka shprehur mendimin e saj në lidhje me kontratën në fjalë i ka sugjeruar Ministrit Koka (por edhe qeverisë) që të ndryshojë pikën në lidhje me gjykatën e Arbitrazhit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur gjithashtu mendimin e tij në raportin Auditues se ministria e Mjedisit (asokohe ministër Blendi Klosi) duhet të amendonin këtë nen të kontratës pasi ishte e palogjikshme dhe e pafavorshme. Por grupi strukturuar kriminal me në krye Ramën refuzoi që të amendonte këtë pikë të kontratës. Letra me sugjerime i është dërguar tre ministrave, kryetarit të kuvendit dhe ish drejtorit të AKM. Të gjithë këto instanca dje heshtën duke refuzuar ndryshimet.”, tha Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.