E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Qeveria ka deklaruar numra pasagjerësh
Lajme

Tabaku: Qeveria ka deklaruar numra pasagjerësh

1 në 4 familje e përballon jetesën me të ardhurat nga emigrantët

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në News24 duke folur për turizmin tha se shifrat që deklaron Qeveria janë numra pasagjerësh.

Tabaku u shpreh se le ti marrim të mirëqëna edhe këto shifra, por çështja është a po reflektohen këto në ekonomi, a po ndikojnë te konsumi?

“Referuar shifrave këto nuk po reflektohen fare te konsumi, ndoshta edhe për shkak të informalitetit. Ndoshta ky potencial turistik nuk po shfrytëzohet në maksimum. Sot hotelet me 5 yje përjashtohen nga taksat, ndërkohë që bujqësia nuk përjashtohet”, tha Tabaku.

Referuar investimeve të huaja, Tabaku u shpreh se u është hapur dera investimeve që nuk janë me burime perëndimore. Ajo tha se shqetësime të tilla janë ngritur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Tabaku tha se sot fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë më të varfër, ka një rritje të pabarazisë, shqiptarët po jetojnë me remitancat dhe 1 në 4 familje shqiptare varet nga të ardhurat e emigrantëve, duke u kthyer në raportet në vitin 1990.

“Shtresa e mesme po e ndjen më shumë këtë situatë ekonomike”, tha Tabaku.

Tabaku tha se krahas denoncimeve të aferave, ne duhet përpara për t’iu treguar njerëzve që alternativa është aty.

Tabaku tha se do të dorëzohen dy projektligje: i pari për statusin e minatorit, për të rregulluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira. do të përdorim çdo hapësirë parlamentare./BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.